“Me aksionet tona, kemi ngritur vetëdijen qytetare”

“Me aksionet tona, kemi ngritur vetëdijen qytetare”

Udhëheqësi i organizatës jo-qeveritare “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj, tha sot se aksioni për pastrimin e Kosovës në Ditën e Pastrimit të Botës është një nga lajmet më të mira për vendin.

Hasanaj, në një deklarim para mediave, u shpreh krenar që Kosova është bashkë-udhëheqëse e aktiviteteve për pastrim në 157 shtete të botës.

“Jemi sot në Ditën e Pastrimit të Botës është ndër lajmet më të mira deri më tani që Kosova të udhëheq aktivitetet e pastrimit nga 115 shtete. Sot kemi pastruar një lokacion të mbushur me mbeturina pranë stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Ky vend me mbeturina është krijuar nga taksistët te cilët kanë qëndruar shpeshherë në këtë vend”, deklaroi Hasanaj, raporton Insajderi.

Në këtë aksion morën pjesë dy ministra në largim të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi dhe ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ndihmuan në pastrimin e lokacionit pranë stadiumit të qytetit të Prishtinës.