Limaj për tërmetin në Shqipëri: Institucionet e Kosovës të gatshme për ndihmë

Limaj për tërmetin në Shqipëri: Institucionet e Kosovës të gatshme për ndihmë

Kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i shqetësuar nga tërmetet që sot e kanë goditur Shqipërinë.

Limaj ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët e Shqipërisë.

“I shqetësuar nga tërmeti që sot goditi vendet tona, në masë të madhe Tiranën dhe Durrësin. Ndajmë dhimbjen për gjithë të lënduarit dhe të prekurit në çfarëdo forme nga kjo fatkeqësi natyrore.

Institucionet e Kosovës janë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët e Shqipërisë në këto momente të vështira”, ka shkruar Limaj.

Limaj u ka uruar të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë. /Insajderi.com