Është arrestuar një grua në Pejë, për ndërtim pa leje të shtëpisë

Është arrestuar një grua në Pejë, për ndërtim pa leje të shtëpisë

Një grua është arrestuar në Pejë pasi që nuk ka respektuar rregulloren e komunës për leje ndërtimi, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse asaj iu kishte ndërprerë disa herë puna nga inspektorati komunal për shkak të mos posedimit të lejes së ndërtimit, ajo ka vazhduar me ndërtim të shtëpisë.

Për këtë arsye, policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:10, e dyshuara është arrestuar.

E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë, 21.09.2019-11:10. Raportohet se është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta ka vazhduar me ndërtim të shtëpisë edhe pse më herët ishte ndërprerë puna nga inspektorët komunal për shkak të mos posedimit të lejes së ndërtimit. E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë. /Insajderi.com