“I keni hanger 6 mijë e 600 qebapë për një vit” anëtari i AAK-së, akuzon Vetëvendosjen në Prizren

“I keni hanger 6 mijë e 600 qebapë për një vit” anëtari i AAK-së, akuzon Vetëvendosjen në Prizren

Lulzim Kabashi, kandidat për deputet nga radhët e Alencës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Komunën e Prizrenit se ka abuzuar me buxhetin e komunës, komunë kjo e cila udhëheqet nga Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kabashi i ftuar në emisonin Pressing, në një debat me kandidatin e Vetëvendosjs, Arbër Rexha, i ka thënë se gjatë qeverisës së tyre në Prizren, kolegu i tij Artan Abrashi me anëtarët e tjerë të komunës kanë ngrënë 255 mijë qebapë.

Ndërsa sipas kalkulimeve të Kabashit, anëtarët e Vetëvendojes në Komunën e Prizrenit për një vit kanë ngrënë 6 mijë e 600 qebapë.

“Sa për rikujtim Arbër, kolegu jotë Artani ka pas bo një vlerësim interesant, shpenzimet totale, janë kanë 83 mijë euro, për një vjet edhe i paskan kalkuluar domethanë i keni hangar 255 mijë qebapa, kështru që murr një formë tejtër të vlerësimit dhe duele se i keni ngrënë do të thotë se i keni ngrënë 6 mijë e 600 qebapa”, ka thënë Kabashi.  /Insajderi.com