Suspendohet komandanti dhe policët në Gjakovë që arrestuan grabitës, këto janë arsyet

Suspendohet komandanti dhe policët në Gjakovë që arrestuan grabitës, këto janë arsyet

Drejtori i Policisë së Kosovës në Regjionin e Gjakovës, Kristë Gjokaj dhe pesë zyrtarët të tjerë ishin suspenduar nga puna me rekomandim të IPK-së.

Pasi nën dyshimin se në nëntor të vitit të kaluar M.R., i arrestuar për grabitje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dyshohet se ishte rrahur dhe maltretuar në stacionin policor të Gjakovës. Me rekomandim të Inspektoratit Policor, Policia e Kosovës vendosi të  suspendoi komandantin e stacionit policor në Gjakovë Kristë Gjokaj dhe 5 zyrtarë të tjerë policorë.

E gjithë kjo u zbulua kur i arrestuari e  kishte dorëzuar një ankesë në kutinë e ankesave të Avokatit të popullit, në Qendrën e paraburgimit në Pejë.

E pasi i dyshuari ishte trajtuar në këtë qendër dhe pas raporteve mjekësore të lëshuara nga qendra e paraburgimit, ai ishte dërguar për trajtim edhe në Spitalin e Pejës, ku përmes raportit mjekësor vërtetohej se ishte kishte lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

E ndonëse zyrtarë të Avokatit të popullit, dy herë i kishin drejtuar shkresa Inspektoratit Policor për të parë çfarë masa ishin marrë për rastin, këtij institucioni i ishin dashur më shumë 7 muaj hetime për të marrë vendim për suspendimin e këtyre zyrtarëve.

Muaj më vonë Policia e Kosovës me rekomandimin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës e ka ndërprerë suspendimin e përkohshëm për zyrtarët policorë të Gjakovës dhe ka vendosur që ata të kthehen në punë që nga dita e nesërme.

Personi i arrestuar në intervistën që e kishte dhënë para Prokurorit kishte pranuar fajësinë për vjedhje të rëndë, por jo edhe veprat tjera që ngarkohej, aty ai ka dhënë edhe detaj se si kishin vendosur që ta kryenin këtë krim. Për çudi, rasti kundër policëve e që dyshohen për përdorim jo-proporcional të dhunës është hapur gati një vit pasi që ata e kishin kryer me sukses operacionin e parandalimit të grabitjes dhe dyshohet se nga grupi ku përkiste Muamet Arifi ishin gjuajtur edhe me armë.

Avokatin e njërit nga këta policë, Tomë Gashi ka mohuar se Kristë Gjokaj ka ushtruar dhunë ndaj personit të arrestuarit.

“ As Kristë Gjokaj as kerkush nuk kanë përdor dhunë ndaj këtij personi i cili ka qenë i dyshimtë, i cili ka qenë kryesi i veprës penale që ka gjuajtur në drejtim të policisë së Kosovës. Nëse Kristë Gjokaj kishte përdor siç po pretendohet  atëhere besoj që kish pasur metoda me detyru më dhënë emra të tre personave të tjerë”, ka thënë Gashi.

InDoks në këtë dokumentar do të sjell historitë e të gjithë këtyre heronjve. Flasin kolegë e familjarë. Edhe ata që po i mbrojnë policët që po përndiqen pse po e luftojnë krimin. Rikthen në kujtesën e publikut edhe rastet më të rënda kur dora e krimit ra mbi shtetin, e shteti dështoi ta zbulonte se kush e goditi.