Brahim Selimaj merr mbështetjen e rugovasve për të qenë zëri i tyre në kuvend

Brahim Selimaj merr mbështetjen e rugovasve për të qenë zëri i tyre në kuvend

Kadidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Bogë të Rugovës.

Ai ka marrë mbështetjen e bashkëvendasve të tij, për t`i përfaqësuar ata në kuvendin e Kosovës.

“Sot, në fshatin Bogë të Rugovës, shumë banorë dhe simpatizantë të LDK-së ishin mbledhur për të përkrahur bashkëvendasin e tyre z. Brahim Selimaj, kandidatin për Deputet në Kuvendin e Kosovës, i cili nga ky takim vëllezëror e miqësor mori bekimin, përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezerve të të gjithëve. Po ashtu LDK e Bogëve shprehu mbështetje të fuqishme edhe për kandidaten për kryeministre znj. Vjosa Osmani”.

“Zaten, kjo është dëshmia më e mirë se kandidati Brahim Selimaj gëzon përkrahjen e fuqishme të LDK-së së Rugovës dhe se do të jetë zë i fortë i rugovasve në legjislacionin e radhës”, thuhet në njoftim.