Tirana u trondit dje nga një lajm i rremë që u përhap me shpejtësi edhe për shkak të ndjeshmërisë së njerëzve nga lëkundjet e tokës. Paniku ndodhi per shkak të një lajmi t" />

Syri.net shkaktoi panik tek qytetarët duke sajuar një lajm të rremë për kohën kur do bjerë tërmet

Syri.net shkaktoi panik tek qytetarët duke sajuar një lajm të rremë për kohën kur do bjerë tërmet

Tirana u trondit dje nga një lajm i rremë që u përhap me shpejtësi edhe për shkak të ndjeshmërisë së njerëzve nga lëkundjet e tokës. Paniku ndodhi per shkak të një lajmi terësisht të sajuar nga ana e këtij portali. Portali Syri, pak pas orës 22:00, shkroi lajm kryesor thirrjen “dilni nga shtëpia” dhe këtë e shpjegonte me një sajesë tërësisht fund e krye.

Portali Syri dje terrorizoi Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin duke postuar këtë lajm tërësisht të sajuar. Kjo është foto e lajmit që u ndodh në faqen e këtij protali pak pas orës 22:00, dje në mbrëmje. Mashtrimi mundohej të bëhej i besueshëm duke thenë se parashimin e orës së kur bie tërmeti e kishte bërë sizmiologu grek, Akis Tselentis, i cili 12 orë më parë kishte dhënë një intervistë për Top Channel.

Në intervistën e transmetuar dje, nuk ka asnjë rresht ku të përmenden fjalët që i ka vendosur në gojën e tij, Syri.net. Këtë intervistë fjalë për fjalë ky portal e ka publikuar mesditen e së dielës, por çuditërisht të njëjtët persona, sajuan një tekst dhe thënie të paqena mbrëmjen e së dielës.

Titulli i Syrit u bë viral në rrjet dhe njerëzit në alarm dolën në rrugë aq sa u desh ndërhyrja dhe sqarimet e shumë institucioneve, por edhe e gjithë mediave në bllok për të thënë që lajmi i publikuar nga Syri është mashtrim dashakeqës.

Një nga gazetarët e Syrit është shoqëruar dhe janë marrë në pyetje 5 persona ndërsa çështjen po e heton antiterrori. Policia dje shoqëroi edhe një gazetare të Shekullit e cila u la e lirë dhe sot ka sqaruar se edhe emri i saj ishte përdorur në këtë mashtrim.

Ndërkohë portali Syri e fshiu me urgjencë lajmin e në vend të tij botonte shpifje dhe justifikime duke e rënduar akoma më shumë pozitën në këtë akt kriminal. Ndërsa sot, ata që të dielën shkaktuan panik kërkojnë të fshihen ndërsa krimin e kanë shkruajtur e zeza mbi të bardhë.