Lutfi Haziri e quan Kurtin ‘Mr Bean”: U qethë e hy në kravatë  

Lutfi Haziri e quan Kurtin ‘Mr Bean”: U qethë e hy në kravatë  

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, që njëherëshit është edhe kryetar i shtabit zgjedhor të kësaj partie gjatë një tubimi në Prishtinë ka thumbur Albin Kurtin liderin e Lëvizjes Vetëvendosje i cili është duke kandiduar për kryeministër të Kosovës.

Haziri, Kurtin e krahasuar me aktorin komik, Rowan Sebastian Atkinsion i njohur për publikun si Mr. Bean.

Duke ju referuar Kurtit si Mr.Bean-i, Haziri ka thënë për të se është qethur dhe ka vënë krevat.

“Edhe ky lideri tjetër që u ba si Mr.Bini ka hy në kravatë e u qethë nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, nuk mundet për tri arsye që Vjosa duhet me u ba kryetare e kuvendit, na i kena thanë jo Vjosa ka me u ba kryeministre. Është e pandershme me ju thanë njerëzve që këta fitojnë e shkojnë ata, po mundohen lojën e djallit me ba me qytetarët”, ka thënë Haziri. /Insajderi.com