Ministri Gashi takon “Çënarin”, flasin për realizimin e disa projekte të mundshme filmike

Ministri Gashi takon “Çënarin”, flasin për realizimin e disa projekte të mundshme filmike

Ministëri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman, apo siç njihet nga kosovarët me nofkën “Çënari”.

Përmes një postimi të tij në ‘Facebook’, Gashit tha se gjatë këtij takimi u bisedua për mundësinë e realizimit të disa projekteve kulturore në fushën e kinematografike.

“Sot prita në takim aktorin me famë botërore Tolgahan Sayisman, me të cilin bisedova për mundësinë e realizimit të disa projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë”, ka shkruar ministri Gashi.

Tutje, ministri Gashi ka shtuar se përvoja dhe emri i njohur i Tolgahanit është mundësi e re për ne.

“Siç dihet, para pak kohësh kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës me Republikën e Turqisë dhe tani është mundësia që ta jetësojmë me projekte konkrete duke përfshirë edhe aktorin Tolgahan. Përvoja dhe emri i njohur, por edhe dashuria e tij për vendin tonë është mundësi e re për ne”, ka përfunduar Gashi./Insajderi.com