Ky është profili i Agim Krasniqit – kandidatit për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD

Ky është profili i Agim Krasniqit – kandidatit për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD

Pas një përvoje të gjatë në institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, intelektuali vushtrrias, Agim Krasniqi, ka vendosur ta sfidoj veten edhe në politikë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 6 tetor, Krasniqi është kandidat për deputet nga koalicioni NISMA-AKR-PD.

Që nga viti 1999 -2004 ka punuar në administratën ndërkombëtare të UNMIK-ut. Ndërsa nga viti 2005 deri me 2015 si zyrtar i lartë në Ministrinë punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Nga viti 2015 por edhe aktualisht punon zyrtar i lartë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Dy vite e gjysmë ka udhëhequr Arsimin Parauniversitar Privat në Kosovë.

Aktualisht është në Departamentin e Arsimit Profesional ne MASHT si zyrtar i lartë.

Krasniqi është i shkolluar dhe specializuar pikërisht në anti-korrupsion. Ai ka të mbaruar fakultetin filologjik, pastaj ka mbaruar edhe Masterin në Shkencat Politike- Artet e Administratës publike, tema e masterit Korrupcioni dhe Krimi Financiar ne Kosovë. Tani ai ka titullin Phd – me temën e disertacionit “Korrupsioni në Administratën Publike në Republikën e Kosovës”.

Përveç shkrimeve të vazhdueshme, Krasniqi i ka të nxjerrë dhe 2 libra ”Korrupsioni-Format e shprehjes dhe parandalimit” botuar në vitin 2013 si dhe ”Demokracia dhe Tranzicioni” botuar në vitin 2017.

Krasniqi gjithashtu e legjeron lëndën Qeverisja Lokale dhe Politika.

isnajderi.com