Riad Rashiti, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se ata kanë vetëm një mision dhe një qëllim.
“E kemi vetëm një mision, vetëm një qellim: ta bëjmë Kosovën një vend të zhvilluar ekonomikisht dhe të integruar në familjen euroatlantike. Ta bëjmë Kosovën një vend me mundësi më shumë për të rinjtë tanë, me perspektivë më të madhe për të studiuar, punuar, krijuar familje dhe rritur fëmijët në atdheun e tyre”, ka shkruar Rashiti në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje kandidati i PDK-së, ka shtuar se “Duke votuar numrin 112, ju të gjithë hidhni kontribut në ndërtimin e një të ardhme më të mirë, për çdo qytetar, për Republikën e Kosovës. (Kadri Veseli)”
Ndër tjera ai ka falënderuar qytetarët e lagjes së Dardanisë, anëtarëve dhe aktivistëve të PDK-së, faleminderit kryetarëve të nendegëve Abdylatif Latifii, Reshat Behluli, Izer Zeqiri”. /Insajderi.com