Getoar Mjeku kandidati për deputet nga Vetëvendosje

Getoar Mjeku kandidati për deputet nga Vetëvendosje

Getoar Mjeku, i lindur më 1987, është jurist prishtinas, shtetas krenar i Kosovës dhe pjesëtar fatlum i kombit tonë.

Ka qenë 17 vjeç kur është larguar për t’u shkolluar në Amerikë. Në shtetin e Teksasit ka kryer me lëvdata studimet themelore e pasdiplomike (për Juris Doctor), dhe ka punuar si avokat me firma të respektuara në çështje ekonomike e ndërkombëtare, para se të kthehet në vendlindje si 27 vjeç.

Gjatë gati katër vjetëve në Kosovë, ka këshilluar si jurist ndërmarrje, institucione e organizata vendore e ndërkombëtare. Në të dy kontinentet ka punuar edhe si gazetar, ka përkthyer dy libra anglisht, ka redaktuar botime dhe ka shkruar letërsi, vështrime e studime akademike për shqiptarët, gjuhën, shtetin e ligjin.

Ai i kupton vështirësitë e vendit tonë, por është i bindur se qytetarët mund t’i kapërcejnë ato. Lëvizja VETËVENDOSJE! po punon me pru ndryshimin e merituar — shtetin e së drejtës — dhe Getoari synon t’i ndihmojë ndryshimit.

Getoari beson se deputetët duhet të mbikëqyrin veprimtaritë e shtetit, të mbrojnë lirinë e secilit, të ruajnë e ta rritin pasurinë e popullit dhe t’i hapin rrugë zhvillimit e mirëqenies. Kështu e lyp kushtetuta, thotë ai, dhe kështu i ka hije një kombi përparimtar e demokratik.

Çështje me interes:

shteti i së drejtës — sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut

pasuria e popullit — ndërmarrjet publike e shoqërore

politika e jashtme dhe bashkimi kombëtar