Fatmir Rexhepi, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka prezantuar programin për reforma ekonomike.
Për politika dhe strategji të përdorimit, shfrytëzimit apo zhvillimit të pasurive kombëtare si dhe krijimin e fondeve për investime ne ngritjen e prodhimit vendor dhe uljes se importit.
-Rikujtoj pjesë të veçanta nga angazhimet e mia në mandatet e para si deputet në Parlament:
Pjesëmarrja në përgatitjen e strategjive Parlamentare për tri Mega-projektet ekonomike.
Përgatitja dhe aprovimi i Strategjisë energjetike si dhe ndërtimin e termocentraleve me kapacitet prej 1100 MGW, me financim nga Banka Botërore, planifikim dhe realizim në periudhën kohore 2008-2018.
Hartimi i strategjisë për Infrastrukturën rrugore, fizibilitetit dhe kostot e ndërtimit si dhe debatet në Parlament për transparencë të plotë dhe kundër abuzimeve gjatë tenderimit të autostradave në periudhën kohore 2008-2010.
Hartimi i Strategjisë për transformimin dhe privatizimin e Telekomit Kosovar bazuar ne praktikat më të mira Parlamentare duke propozuar formulën 55% : 45 % në favor të kapitalit privat dhe investimeve për zhvillim të këtij sektori në periudhën 2008-2010.
Sot, dështimi i këtyre projekteve për Kosovën vjen pas ndryshimit të këtyre strategjive dhe abuzimet e mëdha me fonde dhe me këto Mega-projekte nga qeveritë e radhës duke dëmtuar rëndë ekonominë e vendit tonë që vazhdon të jetë një pengesë e madhe për biznesin dhe investitorët.
-Mbështetje të plotë në Parlamentin e ardhshëm programit qeveritar për reforma në ekonomi si:
Politikave dhe strategjisë makroekonomike afatmesme që mundësojnë rritje të GDP-PBV mbi 8 %.
Reformës ne politika fiskale dhe menaxhim i financave publike që garantojnë administrim të mirë tatimor dhe në dogana.
Mbështetje strategjisë së përgjithshme për konkurrencë të lirë, kundër monopoleve dhe të kontrollit mbi ekonominë joformale e cila vlerësohet të jetë rreth 30 % e BPV (mbi 400 milion euro/vjet).
Politikave për aktivizimin e fondeve pasive të Privatizimit dhe fondeve tjera, në fonde për zhvillim, për investime në projekte energjetike si dhe kreditim për bizneset prodhuese.
Politika që përfshijnë dhe rrisin investime në institucione arsimore, reforma në arsimin e lartë si dhe rritja e cilësisë së arsimit dhe aftësimit profesional bazuar në kërkesat e tregut të punës.
Politika që përfshijnë dhe rrisin investime në institucione shëndetësore, ulja e varfërisë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, krijimin dhe funksionimin e fondit të sigurimeve shëndetësore.
Mbikëqyrje në zbatim të Ligjit për organizatat e biznesit, mbrojtjen investitorëve si dhe rritja e efikasitetit në gjyqësor në zgjidhjen e rasteve dhe në krijimin e mjedisit më të mirë për biznes.
Politikat që përfshijnë investime në bujqësi dhe zhvillim rural, furnizimit me ujë dhe trajtim të ujërave të zeza, ruajtjen e ambientit dhe resurseve natyrore në çdo komunë të Kosovës.
Për ekonomi konkurruese, për zhvillim dinamik, ambient dhe rritje të investimeve dhe të punësimit.
Beso në traditë. F.R