Ish-anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së i bashkohet PDK-së

Ish-anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së i bashkohet PDK-së

Kryetari i Partisë Demokartike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se partisë së tij iu është bashkëangjitur ish-anëtari i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së, Sadik Halitjaha.

Halitjaha, gjithashtu ka qenë eprori i lartë i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut.

“Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe eprori i lartë i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i cili është ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së. Mirë se erdhe në familjen tonë, Sadik! Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Veseli.