Zgjedhjet Parlamentare në Republikën e Kosovës për vitin 2019, janë pasuruar me kandidat me përvojë dhe të përgatitur profesionalisht siç është edhe Kandidati për Deputet z. Agim Krasniqi nga Nisma Social Demokrate.
Agim Krasniqi është autor i librit „Korrupsioni forma e shprehjes dhe parandalimit“ si dhe librit „Demokracia dhe Tranzicioni“ dhe ka përvoj institutcionale duke punuar qysh në vitin 1999 me punën në UNMIK, pastaj ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe së fundmi në Ministrinë e Arsimit.
Gjithashtu dhe është ligjërues i shkencave Politike për lëndën Qeverisja Lokale dhe Politika.
Krasniqi është i njohur edhe për qëndrimet e tij profesionale dhe të sakta të cilat i jep shpeshherë në Mediat Televizive në Kosovë dhe në Shqipëri për fushën e administratës, zbatimit të ligjit, avancimit të arsimit dhe situatës politike në Kosovë dhe rajon.