Testi PISA thyen rekord kërkimi në Google nga kosovarët

Testi PISA thyen rekord kërkimi në Google nga kosovarët

Javën që shkoj, Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), ka nxjerrë rezultatet për vlerësimin e nxënësve të moshës 15 vjeçar për 70 shtete përfshirë edhe Kosovën.

Në këto rezultate Kosova është radhitur ndër vendet me të fundit, me rezultate të dobëta në fushën e shkencës, të lexuarit dhe matematikës.

Gjatë kësaj jave sa ishin bërë publike këto rezultate, termet për testin PISA janë më të kërkuarat në gjigantin për kërkime online “Google”.

Sipas “Google Trennds” gjatë shtatë ditëve të kaluara, në territorin e Kosovës emri PISA është më i kërkuari duke tejkaluar edhe përqindjet normale të kërkimit.

pisaa
Kosova është radhitur në vendin e 68 në mesin e 70 shteteve, pas Kosovës radhitet Maqedonia, Mali i zi dhe Shqipëria, ndërsa Serbia nuk ka marr pjesë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë se renditja e Kosovës qëndron në nivel me vendet e rajonit, ani pse Kosova është e fundit në rajon në këtë studim. Bajrami është arsyetuar se “nuk ka pasur përgatitje për testimin e PISA-s”./Insajderi.com