Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Shqipe Kastrati ka filluar javën e aktiviteteve duke vizituar disa fshatra të Rahovecit.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kastrati ka shkruar se do t’i ndihmojë Rahovecit që të ketë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.
“Në mesin e qytetarëve të Fortesës,Brestovcit,Hoqës së Vogël e Nagavcit bashkëbiseduam për një të ardhme sa më të mirë të vendit.Une kandidatja për deputete Shqipe Kastrati me nr.81 në koalicion AAK- PSD me nr.119 ,njiherit profesoresha e tyre pèr më se njëzet vite në Rahovec,u zotova se e dua vendin tim 100%,andaj dhe dua të kontribuoj e veproj për zhvillim,mirëqenie e lumturi në mjedisin që jetojmë në harmoni me të drejtat dhe liritë e bashkëqytetarëve në Kosovë”, ka shkruar Kastrati. /Insajderi.com