Pranvera Ejupi-Hajzeraj: 33 përqind e listës AAK-PSD janë gra, të gjitha profesioniste

Pranvera Ejupi-Hajzeraj: 33 përqind e listës AAK-PSD janë gra, të gjitha profesioniste

Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka thënë se Ramush Haradinajn e konsideron si person shumë stabil dhe se e vlerëson si njeri që nuk lejoi të diskutohet për kufijtë shtetërorë.

Ajo sa i përket përfaqësimit gjinor në lista ka thënë se koalicioni tyre e përmbushë kuotën, madje më tepër se aq.

“33% janë femra që janë shumë të zonja dhe mbajnë pozicion edhe në shoqëri dhe një e kemi nga shoqëria civile. Të gjitha janë profesioniste. Njerëzit ta vlerësojnë që në parlament të kemi profesionistë”.

“Kuota është futur se jemi shoqëri patriarkale. Rrjedhim nga mentaliteti patriarkal dhe kur kanë ardhur ndërkombëtarët e kanë futur kuotën që të respektohet që vendet në zhvillim t’i shtyjnë gratë përpara. Në vendet e zhvilluara nuk ka kuotë gjinore”.

“Haradinaj është burrështatas dhe nuk lëshon pe për Kosovën”, ka shtuar ajo derisa ka folur se pse mendon që Haradinaj meriton të zgjedhjet Kryeministër.