Sipas një dokumenti sekret të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gatshme për të ndërhyrë nëse është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndër-etnik dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin.
Dokumenti, në të cilin gazeta kroate ‘Vecernji list’ e ka parë ekskluzivisht në Bruksel, aty përshkruhen dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballet vendet juglindore kroat: sjelljeve destabilizuese të Rusisë dhe ekstremizmin në rritje dhe radikalizimi si rezultat i kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.
Në dokumentin sekret nuk tregohen detaje se çfarë do të thotë ndërhyrja operacionale që aleanca është e gatshme të bëjë në Ballkan, por sipas burimeve jozyrtare thuhet se theksi i veçantë i jepet promovimit të sigurisë dhe stabilitetit. Këto burime thonë se kjo nuk mund të shihet si kërcënim, por si mesazh për parandalimin e kërcënimeve të mundshme në qoftë se ndodhin.
Në dokument thuhet se “rreth 260 luftëtarë të huaj”, të cilët janë nga Bosnja dhe Hercegovina shkuan të luftojnë në anën e organizatës terroriste të Al-Kaedës dhe ISIS-it në Irak dhe Siri. Këto të dhëna janë nga fundi i 2015.
Kur bëhet fjalë për problemin tjetër në Ballkan, aty përmendet shqetësimi i NATO-s me praninë e shtuar të Rusisë.
“Arsyeja e dytë është se vendet anëtare të NATO-s shprehin shqetësim për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ky shqetësim vije nga prania e Rusisë e cila më së shpeshti është e drejtuar aty ku ka popullsi serbe në rajon”, thuhet në dokument.
NATO sheh “rritje të aktivitetit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe sjelljen destabilizuese”.
Pjesa e dokumentit që flet për Serbinë, thotë se mbështetja e serbëve për aleancën ushtarake është shumë e ulët, e cila është sigurisht rezultat i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë para përfundimit të sundimit të Sllobodan Millosheviqit.