Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është takuar gjatë ditës së sotme me qytetarë të Gjakovës dhe Malishevës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se vitet e ardhshme janë vendimtare për shtetin e Kosovës.
“Pjesëmarrja e qytetarëve mbështetës në Gjakovë dhe Malishevë sot në tubimet e PDK-së ishte masive. Gjakova dhe Malisheva janë pjesë e platformës së PDK-së për ndërtimin e shtetit, sepse e dinë që #4 vitet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e shtetit tonë në dekadën në të cilën jetojmë”, ka shkruar Hoxhaj.
Tutje Hoxhaj ka thënë se “Gjakova dhe Malisheva janë gati që bashkë me PDK-në të triumfojnë më 6 tetor”. /Insajderi.com
Pjesëmarrja e qytetarëve mbështetës në Gjakovë dhe Malishevë sot në tubimet e PDK-së ishte masive. Gjakova dhe Malisheva…
Gepostet von Enver Hoxhaj am Mittwoch, 2. Oktober 2019