Zef Morina: Këto zgjedhje kanë rëndësinë e njëjtë siç e kanë pas zgjedhjet e vitit 2000

Zef Morina: Këto zgjedhje kanë rëndësinë e njëjtë siç e kanë pas zgjedhjet e vitit 2000

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Zef Morina ka mbajtur një tubim sot në fshatin Stubëll të Vitisë.

Para simpatizantëve të tij, Morina ka thënë se këto zgjedhje janë një referendum.

“Këto zgjedhje janë një referendum për Kosovën, këto zgjedhje kanë rëndësinë e njëjtë siq e kanë pas zgjedhjet e vitit 2000. Sepse prej vitit 2000 i kemi kalaur pesë pal zgjedhej nacionale”, ka thënë Morina.

Tutje ai ka shtuar se këto zgjedhje do ta përcaktojnë orientimin politikë, strategjik dhe ekonomik.

“Dhe situata ka ndryshu sepse këto zgjedhje janë një faktor dominues i cili e përcakton orientimin tonë, politikë, strategjik dhe ekonomik”, ka thënë Morina. /Insajderi.com