Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gentiana Beqa ka vendosur që çmimin si kampione bote, t’ia dedikojë familjeve të dëshmorëve e të zhdukurve.
Beqa e cila është kampione Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, ka thënë se çmimin në fjalë ia dedikon edhe mikës së saj, Yllka Domi e cila është në mesin e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë.
“Këtë çmim kam vendosur të ia dedikojë të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën që na ta jetojmë të lirë duke filluar nga familja e madhe e komandantit Adem Jashari, pastaj në Gllogjan familjes Haradinaj, pra të gjithë dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve dhe poashtu dhe shoqes sime Yllka Domi që është një ndër të zhdukurit. Ata dhanë jetën për Kosovën që na ta gëzojmë dhe t’I rritim vlerat me mundësitë tona”, ka thënë Beqa.
Beqa për herë të parë ia ka mësyer postit të deputetit, në këto zgjedhje ajo mban numrin 45 në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.