
Pranvera Ejupi – Hajzeraj, kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me rastin e përvjetorit të ditës së Bashkimit të Gjermanisë ka uruar të gjithë qytetarët për këtë ditë.
Ajo në llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar një fotografi teksa ka shkruar: “Urime Dita e Bashkimit te Gjermanisë”.
Kujtojmë se kandidatja për deputete nga AAK-ja ka jetuar 20 vjet në shtetin gjerman dhe për të Gjermania vlerësohet të jetë shtëpia e saj e dytë,
Pranvera Ejupi – Hajzeraj është pjesë e Federatës Evropiane të Atletikës, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Giz-it gjerman ku ka sjell shumë projekte zhvillimore.
Me kandidimin e saj për deputete ajo ka marrë përkrahje të madhe nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, zyrtarë të kësaj partie si dhe njerëz tjerë të rëndësishëm të skenës sonë politike.
insajderi.com