Gjendet i vdekur një 38 vjeçar, në makinën e tij në Tiranë

Gjendet i vdekur një 38 vjeçar, në makinën e tij në Tiranë

Polica në Tiranë ka bërë me dije se në rrugën “Mustafa Matohiti”  është gjendur i vdekur një person në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Sipas policisë,  shtetasi R.B dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.