Ambasadori Kosnett së bashku me bashkëshorten në pushime

Ambasadori Kosnett së bashku me bashkëshorten në pushime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se bashkë me bashkëshorten e tij, Alison, do të ikin për disa ditë pushim.

Kosnett ka thënë se kur të kthehen do të vazhdojnë angazhimin me popullin e Kosovës, në internet, si dhe duke udhëtuar në të gjithë vendin.

“Alison dhe unë do t’i marrim disa ditë pushim për t’u rimbushur me energji për sfidat tërheqëse që na presin. Kur të kthehemi, mezi presim të vazhdojmë të angazhohemi me popullin e Kosovës, qoftë përmes internetit, qoftë përmes udhëtimeve rreth vendit”, ka shkruar ai.