Paga mesatare e ish-ministres Justina Pula në Universitetin e Prishtinës

Paga mesatare e ish-ministres Justina Pula në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministrja e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, Justina Pula, e cila ligjëron në Universitetin e Prishtinës, merr një pagë mesatare prej 2 mijë e 800 eurosh në muaj në këtë institucion.

Siç njofton televizioni Klan Kosova, ish-ministrja e cila ligjëron në Fakultetin Ekonomik në UP, Justina Pula, për katër muaj gjatë këtij viti ka marrë 11 mijë e 260 euro nga paga e saj.

Nga kjo shumë del që mesatarja e pagës së saj të jetë rreth 2 mijë e 800 euro, shkruan Insajderi.

Profesorët në Universitetin e Prishtinës marrin paga të majme. Disa prej tyre vetëm për një muaj kanë marrë 7 mijë euro

Profesori tjetër i Fakultetit Ekonomik, Safet Merovci, mori një pagë prej 7 mijë e 289 eurosh në janarin e këtij viti. Për katër muajt e parë të vitit 2016, Merovci ka marrë një pagë mesatare prej rreth 4 mijë eurosh.

Merovci e arsyeton pagën me angazhimin e tij në universitet. Në një prononcim për Klan Kosovën, ai ka thënë se mban mësime shtesë. /Insajderi.com