Baki Kelani për aksionin në veri: Jemi në pritje të vendimit të prokurorit

Baki Kelani për aksionin në veri: Jemi në pritje të vendimit të prokurorit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar arrestimet në veri të Mitrovicës.

Kelani ka thënë për KosovaPress se dy të arrestuarit janë sjellë në Prishtinë ndërsa janë në pritje të vendimit të prokurorit kompetent.

“Varet çka vendosë prokurori, njëherë është herët të themi diçka”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë do të dalin me një komunikatë të përbashkët ose do të organizojnë një konferencë për media.

Ndryshe, policia gjatë aksionit të sotëm në veri ka arrestuar hetuesin policor Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe për arrestimin e V.B., djalit të eprorit të lartë të policisë, Zheljko Bojiq.