Abelard Tahiri i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale?

Ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

RTV Dukagjini nga burime shumë të sigurta ka mësuar që ministri Tahiri ka marrë ftesë nga Specialja dhe të udhëtojë për në Hagë në fund të muajit tetor.

Insajderi ka provuar të marrë një prononcim nga Tahiri lidhur me këtë çështje por telefoni i tij ka qenë i mbyllur.

Përndryshe, gjatë të martës Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish deputetin e PDK-së, Fadil Beka. Ky i fundit shërbeu si doktor gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Pos Bekës, nga Specialja janë ftuar edhe dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin.