Konjufca: Askush nuk mund ta pengojë koalicionin VV-LDK, as Hashim Thaçi

Konjufca: Askush nuk mund ta pengojë koalicionin VV-LDK, as Hashim Thaçi

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se koalicionin VV-LDK nuk mund ta pengojë askush, përfshirë edhe presidentin Thaçi.

“Koalicionin VV-LDK nuk mundet me sfidu askush pervec LDK’së, as presidenti Thaçi nuk mundet me e sfidu këtë koalicion qeverisës”, ka thënë Konjufca Pressing, shkruan Insajderi.

Megjithatë, Konjufca beson që vetëm LDK-ja e ka pushtetin me e sfidu këtë koalicion edhe pse partitë janë pajtuar paraprakisht.

“Vetëm LDK e ka pushtetin ta sfidojë koalicionin qeverisës VV-LDK, megjithatë ne jemi pajtuar që partia fituese e merr kryeministrin dhe gjithçka është e qartë”./GazetaInsajderi/