Në vitin 2016, Apple e prezantoi iPhone SE (në foto), i cili ofroi specifikime më të freskëta në shtëpizën e modelit atëherë dy vjet të vjetër iPhone 5s.

IPhone SE 2 mund ta ketë një çmim fillestar prej 399 dollarëve

Që atëherë, ka pasur shumë thashetheme për pasardhësin e këtij telefoni, ndërsa si duket kjo do të ndodhë më në fund gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, raporton GSMArena.

Pritet që modeli i ashtuquajtur iPhone SE 2 do ta ketë dizajnin e modelit iPhone 8, ndërsa sipas prognozave të analistit Ming-Chi Kuo, telefoni do ta ketë një çmim fillestar prej 399 dollarësh.

Analisti me renome sugjeron që iPhone SE i gjeneratës së dytë do ta implementojë çipsetin A13 Bionic, në kombinim me 3 GB LPDDR4X RAM dhe 64 GB ose 128 GB hapësirë për ruajtje, shkruan KOHA Ditore. Telefoni do të duhej të jetë në dispozicion në ngjyrën gri, argjendi dhe të kuqe.

Kuo pret që iPhone SE 2 të jetë shumë i popullarizuar për shkak të çmimit të ulët fillestar dhe beson se Apple me këtë model do ta tërheqë një numër të madh të përdoruesve të rinj nga segmenti i mesëm i tregut.