Një aksident i lehtë ka ndodhur në qytetin e Drenasit, në të cilin janë përfshirë dy vetura dhe raportohet se nuk ka të lënduar.
![Aksident automobilistik në Drenas [foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2016/12/aksi-730x440.jpg)
Aksidenti automobilistik ndodhi rreth orës 19:30 në qendër të Drenasit. Policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes, raporton Insajderi.
Aksidenti është i lehtë dhe nuk ka të lënduar në njerëz, përveç dëmeve materiale të cilat janë të evidentueshme.
Në Komunën e Drenasit sot është mbajtur balotazhi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale. Vendvotimet janë mbyllur rreth orës 19:00, derisa rezultatet e para pritet të publikohen rreth orës 22:00. /Insajderi.com