Caktohet dita kur do të mbahet takimi i radhës në mes VV-LDK

Caktohet dita kur do të mbahet takimi i radhës në mes VV-LDK

Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Informim e LDK-së thuhet se dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, palët janë dakorduar për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme