Aksident në rrugën Mitrovicë-Bajgorë, ka të lënduar

Aksident në rrugën Mitrovicë-Bajgorë, ka të lënduar

Dy vetura janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Mitrovicë-Bajgorë të premten pasdite.

Siç shihet në fotografitë nga vendi i ngjarjes, të cilat i ka siguruar Insajderi, njëra prej veturave të përfshira në aksident ka përfunduar nën trasenë e rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe auto-ambulanca pasi, siç mëson gazeta, disa persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti. /Insajderi.com