Daka: Deputetët që kanë humbur garën po ankohen

Daka: Deputetët që kanë humbur garën po ankohen

Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, i ka përcjellë ankesat e disa kandidatëve që për parregullsi serioze në një proces ku barrën kryesore e mban ajo.

Edhe vetë ajo i ka pranuar parregullësit, duke komentuar po ashtu se “ajo që e kanë bërë disa komisionerë është punë e pistë”.

“ Është shqetësuese së pari nisem nga një çështje banale i kushton Kosovës, duhet t’i paguajmë të gjithë ata që i numërojnë votat nga xhepat e qytetarëve , natyrisht zbehet edhe imazhi i zgjedhjeve, sepse jo në shumë vende të botës rinumërohen me qindra e qindra kuti”

Daka flet edhe për një fenomen tjetër, atë të rasteve kur kandidatët që kanë humbur përnjëmend zgjedhjet ankohen pa të drejtë.

“ Dikujt i plotësohen dëshirat, dikujt si plotësohen, dikujt i plotësohen votimet, dikënd e gënjejnë, nuk mundemi me a priori, secili prej tyre e ka qëllimisht një denoncim po thjeshtë dyshon edhe atë dyshim dëshiron me vërtetu”, ka thënë Daka.

Pas përfundimit të rinumërimir të 314 vendvotimeve, KQZ ditë më parë ka vendos që edhe 500 të tjera të rinumërohen.

Janë vetëm disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në këtë dokumentar të InDoks. Flasin nga drejtuesit kryesor të zgjedhjeve e deri tek njerëzit që e shohin vetën viktima të manipulimit të votës. Sillen para polikut edhe dokumente të pa para më herët. Është një dokumentar për luftën e pistë të kandidatëve për deputetë që për ironi ata vijnë në Kuvend për të bërë shtet ligjor, por del që një pjesë e tyre e marrin këtë pozitë përmes krimit/InsajderiIndoks