Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti është i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Çim Peka Live’.
Që në nisje të intervistës, Kurti është pyetur në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Kurti ka treguar edhe rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm bërrylin.
“Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditëm makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi.
Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak bërrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i bërrylave kjo nuk është problem”, është shprehur Kurti, shkruan syri.net.