Aksident në Lagjen e Spitalit, ka të lënduar [foto]

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i ka thënë Insajderit se dy vetura janë përfshirë në këtë aksident.

“Një person është lënduar”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Ndërkaq, Gazeta Express ka publikuar një fotografi të aksidentit.