Berisha ‘zbulon’ paktin: Vuçiq i kërkoi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik”

Berisha ‘zbulon’ paktin: Vuçiq i kërkoi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik”

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në RTV Ora, tha se si kompromis diplomatik presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar Edi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar.

“Sipas burimeve 100%  të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Rama i premtoi Vuçiqit se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë”, tha Berisha.

Ai gjithashtu foli edhe për kthimin e shqiptarëve që kanë shkuar në Siri, duke thënë, se Kosova dhe Shqipëria mund të kishin ndërmarrë operacione të përbashkëta për kthimin e të gjithë shqiptarëve nga Siria.

Berisha tha se qeveria shqiptare nuk është angazhuar për të riatdhesuar shqiptarët nga Siria.

“Kur autoritetet e SHBA kanë bërë thirrje urdhëroni merrini, ata kanë mundur të mundësojnë këtë procedurë. Siç kanë shkuar nga Kosova, por nga Shqipëria nuk ka lëvizur këmbën njeri. Kosova dhe Shqipëria mund të ndërmerrnin në këtë rast, po të ishte e interesuar Shqipëria operacion të përbashkët. Ky është një qëndrim çnjerëzor i një shteti gangëster që nuk ka ndjenjën më minimale njerëzore. Çfarëdo të ketë bërë i ati i djalit, ai është fëmijë i pafajshëm. Duhet të qëndrojmë të gjithë pas tij”, tha ai.