Albin Kurti publikon letrat me urimet që ka marrë nga partnerët fqinjë për fitoren e VV-së

Albin Kurti publikon letrat me urimet që ka marrë nga partnerët fqinjë për fitoren e VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit fitues i zgjedhjeve parlamentare, Albin Kurti, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare ‘Facebook’ ka treguar disa nga urimet dhe mesazhet që ka marrë për rezultatin dhe suksesin e partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti ndër të tjera ka thënë se u është mirënjohjës të gjithëve për urimet, por edhe gatishmërinë që kanë treguar për mbështjetje.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komšić, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesić, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje”, ka shkruar Kurti.