Aksident i rëndë, humb jetën 32 vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë, humb jetën 32 vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar humbi jetën në një aksident me makinë në Itali. Mediat shkruajnë se ngjarja ndodhi në zonën e Rio Moro di Colannella gjatë mbrëmjes së të martës.

Mjeti që drejtonte Shendy Çaushaj, 32 vjeç, doli nga rruga për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar nga policia. Fatkeqësisht makina tip ‘Opel Meriva’ u përplas me një rrënjë ulliri duke marrë dëmtime të mëdha, sidomos në krahun e shoferit.

Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ambulancës, policisë dhe zjarrfikësve, i riu Çaushaj humbi jetën direkt pas përplasjes për shkak të plagëve të rënda.

Mësohet se Çaushaj po udhëtonte së bashku me një person tjetër dhe ai shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende. Ai u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, nuk përjashtohet pista që përplasja të jetë shkaktuar prej shpejtësisë së lartë. Megjithatë, pritet që shumë shpejt autoritetet të dalin në një përfundim zyrtar për të qartësuar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.