Kaq ministri do të ketë në qeverisjen e Albin Kurtit

Kaq ministri do të ketë në qeverisjen e Albin Kurtit

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur për numrin e ministrive që do të jenë në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Nuk do të jenë 21 ministri me qeverisjen Kurti, pra si numër është  përmendur numri 12, por assesi nuk mund të bëhen më shumë se 15”, ka thënë Haxhiu për Kosova Press para nisjes së takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Këtë po e them për faktin, sepse në fushatën zgjedhore edhe zotëri Kurti,  por edhe zonja Osmani, kanë nënshkruar një marrëveshje zotime dhe kanë bërë disa zotime dhe aty ka qenë përveç tjerash edhe një zotim që qeverisja e ardhshme të mos t’i ketë më shumë se 15 ministri. Pra, synimi është t’i kemi 12, por assesi nuk do të jenë më shumë se 15 ministri. Ne po punojmë që t’i kemi 12. Kjo do të jetë pak e vështirë, sepse kemi shumë agjencione, të cilat duhet fuzionohen, dhe janë shumë ministri që do të fuzionohen në këto 12 ministri”.

Ajo tutje ka thënë se më LDK-në deri tani janë dakorduar për numrin e ministrive, por se nuk kanë diskutuar edhe për ministritë që do t’i drejtojë Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërsa pas takimit ka qenë Lumir Abdixhiku që ka thënë se janë dakorduar që përfundimisht të kenë 12 ministri.

“Në veçanti sot kemi diskutuar për formantin e qeverisë së ardhshme për të 12 ministrisë se si do të duken ato dhe se si do të fuzionohen në ditët e para të Qeverisë”, tha ai pas takimit, shkruan Insajderi.

Ndryshe sot këto dy parti kanë zhvilluar takimin e radhës për harmonizim të programeve. Një i njëjtë ishte zhvilluar edhe javën e kaluar./GazetaInsajderi/

Emisioni më i ri i showbizit: REVIEW

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Gepostet von Review am Samstag, 19. Oktober 2019