Kjo është data kur do të mbahet takimi i tretë VV-LDK, ky ishte synimi i takimit të sotëm

Kjo është data kur do të mbahet takimi i tretë VV-LDK, ky ishte synimi i takimit të sotëm

Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se takimi radhës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), do të mbahet më 28 tetor në orën 15:00 në selinë e LDK-së, raporton Gazeta Insajderi.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të Vetëvendosjes thuhet se “Nga takimi i dytë i grupeve punuese, në vijim të kordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku”

Në këtë takim Vetëvendosje ka njoftuar se synimi i këtij takimi ka qenë përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik.

“Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor. Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javevë të ardhshme. Synimi i takimi është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme. Takimi i ardhshëm mbahet të hënën me 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com