Cakaj tregon si po punohet për kthimin e shqiptarëve të mbetur në kampet e ISIS

Cakaj tregon si po punohet për kthimin e shqiptarëve të mbetur në kampet e ISIS

Shqipëria është duke punuar në mënyrë intensive që të kthejë në Shqipëri të gjithë personat që qëndrojnë në kampt e ISIS-it në Siri.

Kështu tha në ABC News, ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Ai tha se kjo çështje është e ndërlikuar, por qeveria po punon së bashku me partnerët ndërkombëtarë që të mundësojë sa më parë kthimin e të miturve dhe grave në Siri.

“Kjo është një prej situatave kur unë e kam shumë të vështirë të flas se bëhet fjalë për një çështje sa të dhimbshme njerëzore por të ndërlikuar nga pikëpamja operative. Nuk është vetëm punë e diplomacisë shqiptare për ta realizuar këtë operacion”.

“Është një çështje e ndërlikuar. Dua të konfirmoj është se jemi duke punuar pa kursyer në bashkëpunim me partnerët që në mundësinë e parë të bëjmë të mundur tërheqjen e të miturve dhe grave nga Siria”.

“Mua nuk më takon të shpalos të dhëna sepse kjo shkon në dëm të aksionit që është në zhvillim e sipër. Ajo që mund të konfirmoj është se në mundësinë e parë objektive ne si Shqipëri në bashkëpunim me partnerët do të marrim masat e nevojshme për rikthimin e personave në fjalë në Shqipëri”.

Një javë më parë, emisioni italian “Le Iene” bëri publik rastin e Alvin Berishës i ngecur në kampin e ISIS, i cili nuk mund të kthehej sëbashku me babain e tij për shkak të mungesës së dokumentacioneve./GazetaInsajderi/