Palmer mbi dialogun: Grenell do të bëjë presion në dyja palët që të reagojnë shpejt

Zëvendës ndihmës i sekretarit të shtetit të SHBA Matthew Palmer ka theksuar në Nënkëshillin e Senatit për Evropë dhe Bashkëpunim për Siguri Rajonale në lidhje me Ballkanin Perëndimor se bashkë me emisarin e Shtëpisë së Bardhë Richard Genell do të punojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Palmer mbi dialogun: Grenell do të bëjë presion në dyja palët që të reagojnë shpejt

Ai ka shtuar se pret që qeveria e re e Kosovës t’i heqë taksat, ndërsa Serbia ta ndërpresë fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për qeverinë e re të Kosovës, Matthew Palmer ka thënë se kjo do të jetë qeveria e parë ku nuk ka pjesëtarë të UÇK-së, dhe në pyetje se a mendon se kjo është shenjë e mirë, ka pretenduar se shpreson se kjo është nxitje e mirë.

Palmer shton se ai në mënyrë të vazhdueshme komunikon me Grenellin, i cili është i interesuar për forcimin ekonomik dhe mendon se kjo mund t’i afrojë palët në dialog.

“Mendoj se ambasadori Grenell do të bëjë presion në palët të reagojnë sa më shpejt. Tani e kanë vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, e kanë fokusin e plotë jo vetëm të administratës, por edhe të presidentit të Shtëpisë së Bardhë. Ky është një instrument shumë i dobishëm i cili do të ekzistojë përgjithmonë. Dhe për ta shfrytëzuar këtë, palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të reagojnë shpejt që të arrijnë marrëveshje, t’i zbatojnë ato dhe të tregojnë se janë të përkushtuar për pajtim dhe normalizim si edhe ne”, pretendon Palmer./Insajderi.com.