Një aksion policor është zhvilluar mëngjesin e hershëm në veri të Mitrovicës.
Cak i këtij aksioni ka qenë kapja e disa personave të dyshuar për veprën penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zv.drejtori i policisë së Kosovës në Veri Besim Hoti.
“Drejtoria Rajonale e Veriut përkatësisht hetuesit policore kanë pasur një aksion për identifikimin e personave të dyshuar për grabitje, ku kanë udhëhequr hetimin për muaj me radhë dhe ka mbledhur dhëna të mjaftueshme për kryesit e mundshëm dhe sot në mëngjes kanë shoqëruar në stacion policorë tre persona të dyshuar për përfshirje të mundshme për grabitje, procesi është duke vazhduar”, tha Hoti për Insajderin.