Nëna e Astrit Deharit pas ekspertizës zvicerane: E kemi ditë që Astritin na kanë vra në burg

Nëna e Astrit Deharit pas ekspertizës zvicerane: E kemi ditë që Astritin na kanë vra në burg

Pas marrjes së raportit nga instituti zviceran, ka folur nëna e Astrit Deharit, Xhemilja.

Xhemile Dehari ka thënë se si familje e dinin që Astritin e kanë vra, por vetëm juridikisht nuk ishte ende e mbyllur.

Ajo është shprehur e mllefosur me institucionet e vendit, duke thënë se familjen e saj e kanë zier si kazan.

Mes tjerash ajo ka akuzuar kryeprokurorin, Sylë Hoxha i cili sipas saj ka tentuar ta mbyll rastin e Astrit si vetëvrasje.

“Ne e kemi ditë që Astritin e kanë vra në burg, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllun edhe pse janë lavdu se brenda 15 ditëve do ta përmbyllin rastin, para tri vjetëve por u bën tri vjet neve na kanë zi në kazan si familje. Sylë Hoxha është i vetmi që ka dalë, që ka thanë se brenda 15 ditëve do ta përmbyllim si vetëvrasje, nuk ju dul vetëvrasje”, ka thënë Xhemile Dehari, shkruan Insajderi.com

Raporti i ekspertizës: Astrit Dehari ka pak gjasa ta ketë vrarë veten (Dokument)