Besa Shahini nuk mund t’i rezistoj largësisë nga dashuria e saj, e ka të vështirë të jetojë pa të

Besa Shahini nuk mund t’i rezistoj largësisë nga dashuria e saj, e ka të vështirë të jetojë pa të

Gjashtë muaj më parë, Dardan Molliqaj dhe Besa Shahini kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Çifti kishin organizuar një festë vetëm me rrethin e ngushtë të tyre në një nga restaurantet e Tiranës.

Ditën e sotme, ministrja e arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ishte e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku ndryshe nga intervistat tjera, ajo foli për jetën e saj private, shkruan ”GazetaBlic’.

Shahini tha se është e vështirë mënyra se si ata kanë zgjedhur të jetojnë, duke qenë se Dardani është në Prishtinë, ndërsa ministrja në Tiranë.

“Është e vështirë, por ne respektojmë punën e njëri-tjetrit, dhe e dimë që është e përkohshme, kështu që duhet edhe pak ta kalojmë këtë pjesë të jetës ndaras, por fundjavat në mënyrë rigoroze i kalojmë bashkë”, tha Besa Shahini, ndërsa tha se nuk e dinë ende se do jetojnë në Tiranë apo në Prishtinë më vonë.