
Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re do t’i siguronte 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës nëse e kalon pragun zgjedhor, por një gjë e tillë pritet të jetë e vështirë të ndodhë pas publikimit të rezultateve të përgjithshme të zgjedhjeve të 6 tetorit.
E pa Nismën dhe AKR-në në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të siguronin secila nga dy ulëse me shumë në Kuvendin e Kosovës, raporton Insajderi.
Pa koalicionin mes partive të Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit në Kuvendin e Kosovës, nga një deputet më shumë do të kishin edhe dy partitë e tjera që kanë siguruar numër të konsiderueshëm të ulëseve në Kuvend: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Siç shkroi hulumtuesi Blerim Vela në rrjetin social Facebook të shtunën, me Nismën në Kuvendin e Kosovës, kështu do të ndaheshin ulëset ndërmjet partive politike:
LVV: 29
LDK: 28
PDK: 24
AAK: 13
NISMA: 6
Ndërkaq, pa Nismën Socialdemokrate në Kuvend, ulëset e Kuvendit do të ndaheshin në këtë mënyrë:
LVV: 31
LDK: 30
PDK: 25
AAK: 14