Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:58 një persona ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta, në Lipjan.
Sipas policisë, viktima mashkull ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti derisa ishte në veturën e tij dhe është vërejtur nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar me autoambulancë në QKUK.
Vdekje e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Insajderi.com