AGK reagon kundër zyrtarit të VV-së për gjuhën linçuese ndaj gazetarëve

AGK reagon kundër zyrtarit të VV-së për gjuhën linçuese ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishit për disa gazetarë e mediume kosovare, shkruan Insajderi.

AGK e sheh me shqetësim gjuhën e përdorur nga Durmishi për Kryeredaktorin e Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazin dhe Drejtorin e Televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu për të cilët zyrtari i VV-së ka kërkuar arrestim.

“AGK fton këtë subjekt politik të distancohet nga kjo qasje e patoleruar ndaj kolegëve tanë dhe i bëjmë thirrje z. Hysen Durmishit që të tërheq fjalët e tij dhe të kërkoj falje publike”, thuhet në njoftimin e AGK-së./Insajderi.com/

Avokati reagon ndaj thirrjeve të eksponentëve të VV-së për burgosjen e gazetarëve