Aksident në Durrës, Policia zbulon pamje se si personi i vdekur tërhiqet zvarrë

Aksident në Durrës, Policia zbulon pamje se si personi i vdekur tërhiqet zvarrë

Policia e Shtetit ka shpërndarë një version zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur sonte në afërsi të portit të Durrësit, ku u gjet kufoma e një personi të vdekur.

Sipas Policisë, drejtuesi i një autobusi tip Skania është përplasur në Shkozet me një motor të drejtuar nga shtetasi R. B, 25 vjeç,  banues në Durrës.

Nga vëzhgimi i kamerave dhe nga hetimet  paraprake, forcat e rendit thonë se viktima  është përplasur edhe me një mjet tjetër, i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja, deri në afërsi të portit.

Në një video të siguruar nga A2, shihet një furgon që tërheq kufomën e viktimës, madje  sipas disa dëshmive personi ishte hedhur nga ky mjet në lëvizje. Mbeten ende për t’u sqaruar nga Policia detajet e kësaj ngjarjeje.